Tirana View, e pozicionuar në Paskuqan, është një kompleks rezidencial dhe shërbimesh i konceptuar për të krijuar një ekuilibër të natyrshëm mes jetës urbane dhe qetësisë së mjedisit përreth.
I zhvilluar në volume me 1, 7 dhe 9 kate, projekti sjell një arkitekturë bashkëkohore me linja të pastra dhe elemente vertikale që i japin ndërtesës një identitet të veçantë. Fasadat kombinojnë teksturën e tullës me grafiato dhe nuanca të grisë e të gjelbrës, duke krijuar një pamje moderne dhe harmonike.
Plansistemimi është menduar si një hapësirë për të gjithë, me ambiente të gjelbra, zona pushimi dhe elemente të mobilimit urban që krijojnë mundësi për të kaluar kohë jashtë dhe për t’u lidhur me komunitetin.
I rrethuar nga një peizazh fushor dhe kodrinor me biodiversitet të pasur, Tirana View sjell një mënyrë jetese ku gjelbërimi bëhet pjesë e përditshmërisë.
Gjeni pronën ideale duke përdorur filtrat tanë.
Eksploro rezidencën përmes një turi virtual dhe zbulo çdo detaj të hapësirës tënde të re.
Projektet tona pozicionohen në zona strategjike të Tiranës dhe në hapësira me potencial të lartë zhvillimi, të përzgjedhura për aksesin, infrastrukturën dhe mundësitë që ofrojnë për një jetë komode dhe një investim me vlerë afatgjatë.
Çdo projekt realizohet me standarde të larta ndërtimi, materiale cilësore dhe vëmendje ndaj çdo detaji, për të krijuar banesa të qëndrueshme dhe të ndërtuara për t’i rezistuar kohës.
Transparenca dhe siguria janë në themel të çdo investimi. Apartamentet e hipotekuara ju ofrojnë më shumë siguri dhe qartësi gjatë procesit të blerjes.
Mundësi fleksibël pagese me këste pa interes, sipas kushteve të përcaktuara për çdo projekt, duke e bërë blerjen e apartamentit më të aksesueshme.
Projektet tona përfshijnë hapësira të gjelbra dhe ambiente të përbashkëta të menduara për të krijuar një mjedis më të qetë, të rehatshëm dhe të përshtatshëm për jetesën e përditshme.
Nga koncepti arkitektonik te organizimi i ambienteve, çdo hapësirë projektohet për të kombinuar estetikën, funksionalitetin dhe komoditetin në një standard bashkëkohor.
Eksploroni të gjitha lokacionet tona elitare dhe zgjidhni pronën që përshtatet me stilin tuaj të jetesës.